Më 8 korriku mbushen 4 vjet nga fitorja historike 7-1 e Gjermanisë përballë Brazilit që atë vit organizonte Kupës së Botës 2014.
Një kompani gjermane ka nxjerrë në shitje një pako speciale salsiçesh. Janë 8 të tilla, por 7 të bardha dhe 1 me ngjyrë të kuqërremtë, shoqëruar edhe me flamujt e dy kombëtareve.
Çmimi i pakos është vetëm 4 euro. Por në rrjetet sociale ka shpërthyer debati pasi ka nga ata që e kanë konsideruar këtë vendim fyerje dhe racizëm.
Kompania “Grillido” e drejtuar nga dy të rinj gjermanë, ka mohuar se pas këtij lloj paketimi fshihen qëllime raciste. Ata kanë sqaruar se ndryshimi i ngjyrave ka të bëjë edhe me shijen.
“Salsiçja braziliane është prej viçi, ndërsa ato gjermanet janë prej derri dhe proshute të tymosur” – tha ata. Gjithsesi brazilianët presin të hakmerren për atë ndeshje.