Sami Lushtaku konfirmon, i futet garës për kryetar të PDK-së në Skenderaj

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj.

Lushtaku e bëri njoftimin për kandidimin e tij në një postim në facebook, derisa tha se këtë vendim e mori duke parë edhe vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj.

”Duke u bazuar në rregulloren për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës, duke falënderuar të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke parë vullnetin e anëtarësisë së PDK-së në Skenderaj, duke shprehur besimin për të vazhduar së punuari në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, sot, zyrtarisht, paraqes kandidaturën time për kryetar të degës së PDK-së në Skenderaj”, shkroi Lushtaku.

Partia Demokratike e Kosovës, është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme në të gjitha degët e saj në tërë vendin ku po zgjidhen strukturat e reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme