Smartfoni i ardhshëm i Samsungut, Note9, mund të lansohet më herët, por ka ende kohë për përmirësime. Kjo thuhet në rrjetin e njohur social kinez Wiebo.
Note i ri mund të vijë pak më madh me ekran 6.4-inç dhe me raportin e njëjtë të ekranit sikurse paraardhësi i tij, transmeton Koha.net. Është një ndryshim i vogël, por do të zgjerojë zbrazëtirën mes Galaxy S9+ dhe Note9.
Nëse do të ketë skanerin për gishta nën këtë ekran është një çështje krejtësisht tjetër dhe deri më tani kemi parë shumë spekulime kontradiktore në lidhje me këtë.
Megjithatë, rritja e madhësisë së baterisë do të jetë më substanciale, duke u ngritur nga 3,300 mAh në 3,850 ose 4,000 mAh.
Note9 do të përdorë të njëjtin procesor si dyshja S9, por bateria më e madhe do të duhej të ofrojë përmirësim të qëndrueshmërisë.