Samsung Chromebooks nuk kanë qenë gjithmonë të paracaktuar për sukses, por kompania e Koresë së Jugut është padyshim e gatshme të japë maksimumin kur është e nevojshme për të sjellë harduer të aftë në treg.
Chrome Unboxed ka zbuluar një kod referimi që tregon ekzistencën e “Nautilus”, tabletit Samsung Chrome OS me tastierë të ndarë.
Nautilus përdor gjeneratën e shtatë të çipave Intel Core, ndërsa kodi tregon për praninë e kamerës Sony IMX258, të cilën e posedon LG G6. Meqenëse një numër i madh i Chromebook kanë një kamerë 720p, kjo mund të jetë pajisja e parë Chrome me një kamerë të kualitetit më të mirë.
Nuk ka indikacione tjera rreth veçorive të tabletit, megjithëse një dizajn i shkëputur sugjeron që kjo do të jetë një pajisje kompakte, me një ekran 12 inç ose më të vogël.
Tash për tash, nuk dihet se kur tableti Samsung Nautilus do të publikohet, por pritet që kjo të ndodhë gjatë panairit CES. Tiparet premium dhe përdorimi i çipave Intel sugjerojnë se kjo nuk do të jetë një pajisje buxhetore.