Shitjet e qëndrueshme të çipeve të memories dhe paneleve të ekraneve dërguan Samsung në fitime rekord duke u pozicionuar si kompania teknologjike më fitimprurëse në botë.
Rezultatet e fuqishme vinë pas një viti turbullues kur lideri de fakto u arrestua nën akuzat e korrupsionit dhe skandali i Note 7-ës i shkaktoi miliard dollar humbje.
Por vështirësitë nëpër të cilat kaloi Samsung tashmë janë thjesht një kujtim për investitorët të cilët më shumë se kurrë janë të fokusuar në financat e shkëlqyera të kompanisë dhe çmimit në rritje të aksioneve.
Në tre mujorin e kaluar Samsung parakaloi Intel për tu bërë prodhuesi më i madh në botë i çipeve. Shitjet u rritën me 20% në 61 trilionë won. Biznesi i semikonduktorëve me 8 trilion won fitim zuri gjysmën e fitimit total prej 14.4 trilionë won.
Divizioni mobil i kompanisë është në rrugën e duhur pasi postoi 4.1 trilion won fitim falë shitjeve të fuqishme të Galaxy S8-ës.
Në fund të muajit Gusht kompania do të prezantojë Galaxy Note 8, i cili ka shansin të zhbëjë atë që bëri paraardhësi i tij.
Biznesi i ekraneve gjithashtu pati fitime rekord prej 1.7 trilionë, kjo falë shitjeve të ekraneve OLED tek Apple.