Alexis Sanchez ka probleme ligjore në shtetin spanjoll.
Sulmuesi i Arsenalit po akuzohet se i ka ikur pagesës së taksave me vlerë rreth një milion.
Gazeta spanjolle El Periodico raporton se kiliani 27-vjeçar po përballet me procedurat penale pas dështimit për të paguar taksat gjatë vitit 2012 dhe 2013 kur ishte duke luajtur për Barcelonën.
Alexis thuhet se të drejtat e imazhit ia ka bartur një kompanie të quajtur Numidia Trading.
Në vitin 2011, Alexis kishte nënshkruar një kontratë me Barcelonën, ku deklaroi se ishte personalisht pronar i të drejtave të imazhit.
Megjithatë, prokurorët pohojnë se Numidia është një kompani që lehtëson evazionin fiskal dhe se këtë e shfrytëzon Alexis.
Alexis nuk është lojtari i parë i lidhur me Barcelonën që po akuzohet për një krim të tillë. Lionel Messi, Javier Mascherano, Samuel Eto’o dhe Adriano janë akuzuar në të kaluarën për evazion fiskal.