Sarah Hyland ishte e shtrirë në spital për disa ditë, ja pse

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Sarah Hyland ishte në spital që nga mbrëmja e së premtes dhe mjekët nuk gjetën asgjë të keqe.

“Shkova sepse ndihesha sikur gjithçka në shtëpi ma zinte frymën”, tha ajo në Instagram.

“Dhe pastaj thash mos ishte ndonjë rastësi apo unë me të vërtetë kam diçka. Kështu që shkova në spital dhe sapo u ktheva në shtëpi”.

“Ata më kanë bërë teste të shumta, disa herë dhe nuk ka asgjë të keqe në mua. Kështu që pyes veten pse isha atje”, shtoi ajo.

Sarah ka qenë e hapur në lidhje me luftërat shëndetësore në të kaluarën duke përfshirë probleme me veshkat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme