Juventus do të luajë pasditen e së shtunës në udhëtim ndaj Spal, që po kalon një moment mjaft të keq, teksa ka ndërruar edhe trajnerin së fundmi.
Pavarësisht se përballen me vendin e fundit të renditjes, trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri kërkon fokusim të plotë te kjo ndeshje.
Juventus luan në mesjavë në Champions League dhe më pas fundjavën e ardhshme pret Interin në një duel për titull.
Megjithatë, për Sarrin e gjithë vëmendja duhet të jetë te Spal.
“Nuk dua t’ia di për javën e ardhshme dhe për lojtarët që mund të mungojnë ndaj Interit nëse ndëshkohen me kartona. Fokusi i plotë duhet të jetë te ndeshja nesër ndaj Spal. Dua t’i marrim ndeshjet një e nga një”, është shprehur trajneri i “Zonjës së vjetër”.
Më pas, Sarri ka dhënë edhe një lajm të mirë, teksa ka folur për Chiellinin.
“Giorgio është shumë mirë. Është në hapat e fundit për të qenë 100% gati. Nesër në fushë do të zbresë ekipi më i mirë i mundshëm”.