SBAShK apel institucione: Mos iu ikni takimeve e dialogut, po e dërgoni arsimin e kulturën drejt grevës

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

SBASHK-u ka dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës që të takohemi dhe me dialog të gjejmë zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës ligjin e pagave duke ua dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet që kemi në draftin e publikuar si dhe tabelarin e koeficienteve.

Ua kemi adresuar shumë herë edhe kërkesën tonë modeste për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave, kërkesë kjo e argumentuar nga ngritja e madhe dhe e vazhdueshme me çmimeve të artikujve elementar.

Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi .Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës.

Përmes këtij publikimi edhe njëherë iu bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim.

Medie të nderuara bashkë me këtë informatë po ua dërgojmë edhe shkresat dhe versionin tonë të argumentuar për Ligjin e pagave dërguar Qeverisë dhe Ministrave gjegjës.

Të ngjashme