SBASHK: Greva njëorëshe është mbajtur në 99 % të institucioneve arsimore

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në një komunikatë për media ka thënë greva është mbajtur në 99% të institucioneve arsimore.

Sipas SBASHK-ut “Raportet tregojnë se greva njëorëshe është mbajtur në 99 % të institucioneve arsimore duke filluar nga çerdhet , shkollat dhe njësitë akademike, gjegjësisht Universitetet”.

Këshillat greviste të formuara në shkolla dhe njësi akademike të Universiteteve të Kosovës kanë raportuar në Këshillat Greviste komunale dhe në atë të Universiteteve. Këto raporte pastaj janë përcjellë te Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut.

“SBASHK-u uron që këtë alarm të fundit ta kuptojnë institucionet e Kosovës dhe ta korrigjojnë ligjin e pagave për t’i dhënë kështu vend meritor në këtë ligj tërë sektorit të arsimit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SBASHK-u.

Nëse kjo nuk ndodh atëherë i tërë sistemi arsimor më 14 janar 2019 do të jetë në grevë të përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme