SBAShK: Mund të mos mjaftojnë 80 € për libra, çmimet ka gjasa të rriten

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 13:55 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit, i tha Ekonomia Online, nënkryetarja e këtij institucioni, Vjollca Shala.

Ajo pohoi se do të ketë probleme edhe me mënyrën e aplikimit në platformën e-Kosova. Shala pohoi se duke pasur parasysh që tani shitja e librave do të bëhet me pakicë shtëpitë botuese e librarit do t’i ngrisin çmimet.

“Edhe e dëgjuam dje Ministrin e Arsimit se kishte bërë një subvencionim të mjeteve për tekstet mësimore, librat dhe mjete të tjera mësimore që ishte në shumën prej 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa plus 30 euro për ata që janë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nënte. Duke pasur parasysh që librat me pakicë tani natyrisht që ka mundësi që shtëpitë botuese dhe librarit t’i ngrisin çmimet. Ne akoma nuk e dimë saktë se sa do të kushtoj një libër, ende nuk e dimë saktë se a do të jenë të mjaftueshme ajo shumë apo jo”, tha ajo.

Ajo po ashtu theksoi se problem tjetër për këtë formë të pajisjes me tekste shkollore do të jetë edhe mungesa e librarive në komuna, pasi sipas saj, në një pjesë të komunave librarit janë mbyllur, raporton EO.

“Natyrisht që kjo pjesë do të jetë kogja e vështire, unë personalisht e kam bërë hulumtim e platformës e-Kosova për të aplikuar për këtë subvencionim mirëpo gjatë procesit të hyrjes e pashë se ka probleme nga se ndoshta edhe numri i madh i atyre që dëshirojnë të aplikojnë për këtë subvencionim tani më është shumë i lartë dhe herë pas here kjo faqe po bllokon, nuk po ka mundësi ti qasen atyre. Përveç kësaj problematike natyrisht që ka probleme edhe të tjera ngase kemi prind që nuk kanë njohuri për të hyrë në këtë platformë”.

“Pastaj kemi prind që nuk kanë qasje në internet. Gjithashtu edhe nëse subvencionohen këto mjete do të ketë probleme edhe nëpër librari ngase kemi komuna që nuk kanë librari fare, pastaj do të krijohen tollovi për blerje të librave ngase ka mbetur një kohë shumë e shkurtë. Mund të ketë edhe ngritje të çmimeve të librave nga njëra librari në librarin tjetër, pasta do të ketë hutime të prindërve se cilin libër duhet ta blejnë, cila shtëpi botuese”, tha ajo.

Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme