Rezultatet e PISA 2015, ku Kosova doli e 68-ta nga 72 shtete pjesëmarrëse në këtë test, kanë nxitur dhe reagimin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë (SBAShK).
Kryetari i kësaj sindikatë, Rrahman Jashari, në takim me drejtorët e arsimit të komunave të Kosovës, tha se nuk janë fajtorë mësimdhënësit për rezultatet e zhgënjyese të këtij testi.
Sipas tij, inspektimi i shkollave duhet të bëhet nga ana e inspektoratit të shkollës dhe jo me anë të testeve si ky i fundit.
Rrahmani ka kërkuar gjithashtu përmbushje të obligimeve nga MASHTI dhe drejtorive komunale të arsimit, për rishikim të teksteve shkollore, pasi sipas tij disa prej pyetjeve të përfshira në PISA nuk janë pjesë e librave.
“I ftojmë Komunat që t’i përmbushin obligimet e tyre ligjore ndaj shkollave dhe mësimdhënësve sepse ata janë punëdhënësit e të punësuarve në arsim. Drejtoritë e Arsimore duhet të bëjnë bashkë me MASHT-in një analizë dhe vlerësim korrekt e të nxitur për angazhim lidhur me testin PISA. Të shohim edhe nëse tekstet shkollore janë ato që ofrojnë dije për pyetjet që ka PISA ”, ka thënë ai.
Selim Krasniqi, drejtor i arsimit në Fushë Kosovë, ka thënë se pyetjet e përfshira në PISA nuk kishin qenë pjesë e mësimeve në librat me të cilat mësimdhënësit ligjëron.
“Kam qenë monitorues I testit pisa një pyetje është për liqenin e Çadit në Afrikë, ku nxënësi është e pamundur të përgjigjët në këto pyetje. Sa është rëndësia e liqenit të Çadit dhe shumë pyetje të tjera. Këto pyetje janë për nxënësit të cilët janë maturant, dhe jo për 15 vjeçarët”, ka thënë Krasniqi.
I të njëjtit mendim ishte edhe Sadik Shala, nga Suhareka tha që nuk është krejt faji I mësimdhënësve. Ai propozoi që të përforcohet edhe fakulteti sepse të gjithë ata profesor që kanë përfunduar fakultetin
“Mos të harrojmë se krejt fajin nuk e kanë mësuesit, që të kërkohet që të shkojnë në testim mësuesit, sepse sistemi i ka fajet. Nëse ne e kemi udhëzimin administrative që nxënësit nga klasa e parë e deri në të pestën të mos jenë përsëritës atëherë ku është gabimi. Mos të harrojmë që fidanishtja e mësuesve të Kosovës ka qenë shkolla normale”, ka thënë ai.
Kurse ditë më parë ministri i Arsimit shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami kishte thënë se rezultatet e testit PISA tregojnë që niveli i arsimit në Kosovë është keq.