SBASHK-u i gatshëm për fillimin e mësimit më 13 shtator, por vendimi i mbetet Qeverisë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, viti i ri shkollor ishte shtyrë për datën 13 shtator, por deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse procesi mësimor do të nis ditën e hënë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë dakorduar me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore që viti i ri shkollor të nis më 13 shtator, por që vendimin do ta marrë Qeveria e Kosovës.

“Të gjitha palët, pra Ministria e Arsimit, Drejtoritë Arsimore dhe ne SBASHK -unë takimin e përbashkët jemi deklaruar se jemi të gatshëm për të filluar viti ri shkollor, por se çfarë do të ndodh vendos, me siguri Qeveri”, deklaroi ai për Telegrafin.

Të ngjashme