SBAShK-u në Tiranë – merr pjesë në konferencë rajonale të sindikatave të arsimit

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë po vazhdon me aktivitetet për të forcuar bashkëpunimin e SBASHK-ut, Sindikatave të Arsimit të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut me Sindikatën e Mësuesve të Amerikës. Në kuadër të këtij angazhimi, drejtori i kësaj zyre Steven McCloud me bashkëpunëtorët kanë organizuar për tri ditë me radhë Konferencën rajonale me përfaqësues të këtyre sindikatave. Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve  Dan Montgomery bashkë me drejtorin e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez duke dhënë kontribut në rrjedhën e kësaj Konference janë shprehur se nga afër përcjellin angazhimet e shumta të sindikatave të këtyre tri shteteve të Ballkanit duke  rikujtuar  për mbështetjen e vazhdueshme  të  Sindikatës  së Mësuesve të Amerikës për SBASHK-un dhe sindikatat e arsimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me qëllim të përballjes më të lehtë me sfidat e shumta të kohës. Ata kanë sjellë përvojat e tyre nga  mënyra e organizimit dhe e zhvillimit të aktiviteteve e veprimeve sindikale të sindikatës që ata përfaqësojnë.  Zëvendës  presidenti i Federatës Amerikane të  Mësuesve Dan Montgomery ka treguar se ata kanë përcjell me kujdes edhe angazhimet e shumta të SBASHK-ut  dhe kanë  shprehur solidaritet e përkrahje të fuqishme për SBASHK-un  gjatë gjithë këtyre viteve e në veçanti në kohën sa po ndodhte  greva e vitit të kaluar. Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut duke marrë pjesë në panele kanë sjellë fakte e argumente për gjendjen aktuale në arsimin e shteteve të punës, për kushtet e punës  në institucionet arsimore dhe për sfidat e shumta me të cilat po përballën në kuadër të angazhimeve për realizimin e kërkesave të anëtarësisë në dialog me institucionet shtetërore, dialog ky i munguar dhe jo i lehtë.

Zëvendës presidenti i Federatës Amerikane të Mësuesve Dan Montgomery bashkë me drejtorin  e kësaj Federate për rajonin perëndimor Ramiro Hernandez  për të dëshmuar miqësinë e sinqertë, që  ka nismat në vitet e 90-ta,  mes Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe SBASHK-ut do të vizitojnë Kosovën  më 7 e 8 qershor  për të  realizuar një agjendë të ngjeshur të takimeve me Ministren Nagavci,  anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim, me kryetarët dhe  drejtorët e arsimit në Ferizaj e Prizren dhe me përfaqësues të SBASHK-ut të nivelit lokal e qendror.  Në mbyllje të takimeve të ditës së parë të kësaj vizite mysafirët e lartë nga Sindikata e Mësuesve të Amerikës bashkë me përfaqësues të SBASHK-ut do të  mbajnë konferencë për mediet.

Të ngjashme