Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), i ka dërguar një ftesë publike ministrës së Arsimit, Arbërie Nagavci, duke e kritikuar që pas shumë kërkesa ajo nuk i’u ka përgjigjur ftesave të tyre, për një takim të ndërsjelltë me ta.
Ata në ftesën publike, ministres Nagavci i thanë se SBASHK ju ka dërguar shumë shkresa me kërkesë për takime me qëllim që t’a informojnë Nagavcin për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë së tyre.
Ata thanë se pas shumë kërkesave sipas tyre ministrja ka vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta dhe të paqëndrueshme, ku sipas tyre gjoja se ministrja ka shumë angazhimë në Kosovë dhe jashtë vendit dhe këtë ajo e ka shtyre qe dy vite takimin e SBASHK-un, përcjell EkonomiaOnline.
Tutje, ata e ironizuan ministren duke i thënë se mos ndoshta i është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit të saj nuk e kanë njoftuar për kërkesat e tyre.
“E nderuara ministre Nagavci, SBASHK-u të ka dërguar shumë shkresa me kërkesën për takime me qëllim që t’ju informojmë për shqetësimet, sfidat dhe kërkesat legjitime të anëtarësisë sonë. Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vite për takim me SBASHK-un.
Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim”.
Në ftesë ata cekën se kjo ftesë publike dreejtuar ministres Nagafci nuk është për të pirë kafe apo fotografi por është për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Ata këtë ftesë po e bëjnë edhe për për t’i treguar opinionit publik se ata janë për dialog dhe për angazhimet e përbashkëta në shërbim të arsimit, por që sipas tyre Nagavcit po i mungon ky vullnet.
“Këtë ftesë publike nuk po e bëjmë sa për të pirë nga një kafe e për të bërë fotografi, por për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Po e bëjmë këtë ftesë publike edhe për t’i treguar opinionit se ne jemi për dialog dhe për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për këtë ua kemi drejtuar gjithë ato shkresa në adresën tuaj dhe të shefes së kabinetit tuaj, por juve ju mungon ky vullnet. Ministre, ti e di sa shkresa ua dërguam edhe lidhur me dorëzimin në MASHTI të Draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Të pritëm për disa ditë, por ti as kësaj radhe nuk gjete kohë as 10 minuta për një takim rasti e për ta pranuar një ekzemplar të këtij Drafti. Ne e dorëzuam këtë Draft në MASHTI më 2 tetor dhe një kopje ta dërguam edhe në adresën elektronike më 3 tetor, por ditët po kalojnë ministre e nga ju nuk kemi as edhe një reflektim për këtë çështje”.
Tutje. SBASHK thanë se janë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog ku edhe ju kanë dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim për arsyje që ata ta mbajnë një takim dhe ti thërrasin edhe SBASHK-un dhe të flasin hapur e të angazhohen bashkarisht për dialog.
Në fund përmes kësaj ftese publike ata i thanë ministres Nagavci se punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse bashkë me Qeverinë vazhdojnë kështu t’i ikin dialogut atëherë duhet të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme dhe SBASHK-u vendoset ashtu siç thote anëtarësia.
“Ne duke qenë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog, u kemi dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar. Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”, thuhet në ftesën publike të SBASHK-ut, përcjell EkonomiaOnline.