Kryetarja e Gjykatës Speciale do të vijë të etjen në Kosovë, por, asnjë lider nuk do të takohet me të. Madje, as kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e as Presidentin Hashi Thaçi. Kjo sepse Trendafilova nuk ka kërkuar nga ta që të takohen.
Më datë 23 nëntor për herë të parë vjen në Kosovë, kryetarja e Dhomave të Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale. Por, ajo nuk do të pritet, në fakt nuk ka në agjendë të saj, takime me krerët e lartë shtetërorë.
Trendafilova pritet që të sjellë informata rreth Gjykatës enigmatike për të cilën përveç që është formuar dhe ka filluar funksionalizimin, nuk dihet asgjë.
Gjykata e krijuar për të krimet që dyshohen se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk dihet as kur do të ngreh aktakuzat e para, dhe as kush do jenë të akuzuarit, edhe pse përmenden emrat që nga votimi i krijimit të saj në Kuvendin e Kosobës,
Kryetarja vjen të etjen në Kosovë, por ajo për Gjykatën Speciale nuk do të flasë me zyrtarë të lartë shtetëror.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë thënë për Gazetën Express se të më 23 nëntor, Ramush Haradinaj nuk e ka në agjendë takimin me Trëndafilovën. Kjo sepse kryeministrit nuk i është kërkuar ndonjë takim.
“Kryeministri i Kosovës nuk e ka në agjendë takimin me znj. Trendafilova për arsye të thjeshtë, sepse nuk ka kërkesë nga zyra e saj për takim”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit.
Për presidentin, zyra e tij thonë se Hashim Thaci do të qëndrojë deri në fund të javës në Kanada.
“Presidenti Hashim Thaci gjatë kësaj javë do të zhvilloi takime të shumta me përfaqësuesit më të lartë të këtij Kanadasë. Presidenti Thaçi nuk do të ketë takim me znj. Trendafilova, meqë një gjë e tillë nuk është kërkuar”, thuhet në njoftimin e zyrës së Thaçit.
Agjenda e tij, përkatësisht udhëtimi i tij i gjatë për më shumë se një javë në shtetin kanadez ka qenë i paracaktuar muaj më parë.
Trendafilova deri më tani është konfirmuar se do taq takojë vetëm Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe përfaqësues të Odës së Avokatëve.
Këta që do ta takojnë presin që me Trendafiloven të bisedojnë dhe të informohen rreth institucionit që ajo udhëheq.(Ekspres)