Seanca e Kuvendit, e cila ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ka nisur me vonesë. Në kohën e paraparë në sallë ishin të pranishëm vetëm 35 deputetë, raporton Ekonomia Online.
Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, u bëri thirrje grupeve parlamentare që të ftojnë deputetët për në seancë pasi që do të ketë votime nga pikat e pavotuara nga seancat e kaluara.
Ndër të tjera, në këtë seancë do të ketë interpelancë për ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e MSA-së.