Seanca fillon me përplasje – Shala grushton foltoren, Bogujevci ia tërheq vërejtjen: Jo kësi sjellje

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 11:07 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe Saranda Bogujevcit, e cila po e kryesonte seancën plenare.

Shala fillimisht e mori fjalën në foltoren e Kuvendit duke përmendur për problemet e energjisë dhe kërkesën e Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Është obligim që ministrja se pse e ka shfuqizuar rregulloren e investitorëve strategjikë. Në rend dite është shfuqizimi i rregullores për investitorët strategjikë. Ju po thoni çka ka lidhje kjo me energjinë? Të vetmin akt juridik, e keni shfuqizuar me unanimitet të plotë në mbledhjen e qeverisë dhe nuk iu keni dhënë përgjigje investitorëve”.

Por, kjo sipas tij, nuk ishte e mjaftueshme dhe kërkoi edhe disa sekonda shtesë. Megjithatë, ai u shpreh i nervozuar duke thënë se ‘nuk e lëshoj foltoren pa ma dhënë fjalën’, teksa iu tërhoq vëmendja nga kryesuesja Bogujevci.

Ajo s’e kuptoi sjellën e Shalës dhe e luti atë që të tregojë respekt.

“Jemi duke diskutuar për rendin e ditës, vetëm një sekondë, të lutëm pak respekt. Në momentin që futet në rendin e ditës këtë pikë, e ki radhën e diskutimit”, tha ajo.

“Kur të mësoheni me respektu dikë tjetër t’i jap 30 sekonda. S’e kuptoj sjelljen që e ki. Do ia jap fjalën dhe vazhdojmë, por jo me këtë sjellje”, vijoi Bogujevci.

Më pas, Shala tha se “PDK-ja nuk e përkrah këtë nismë të korruptuar të zhytur thellë në korrupsion dhe mafinë energjetike”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme