Më shumë se një orë me vonesë ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e paraparë të nisej në ora 10:00 ka filluar në ora 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për të votuar rezolutën e LVV-së për dialogun.
“Nuk kemi kuorum të mjaftueshëm për të votuar propozim rezolutën për dialogun, por, mund të procedojmë me pikat tjera të rendit të ditës”.
Ajo ka bërë të ditur se për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdohet me një pikë tjetër të rendit të ditës.
“Pika e radhës është interpelanca e Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj e nënshkruar nga deputetë të LVV’së për kushtet e mësimit në Kosovë. Në bazë të rregullores, interpelanca mund të zgjasë deri në tri orë”.