Sefaj: Koeficienti duhet të jetë 132 € – po tallen me sektorin publik, dërgimi në Kushtetuese opsion

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 13:37 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Ali Sefaj, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se vlera e koeficientit me Ligjin e pagave duhet të jetë 132 euro.

Këtë ai e lidh me pagën minimale që është përfolur se do të jetë 264 euro, dhe pagën e kadetit. Sipas tij, nëse koeficienti do të jetë nën 120 euro, atëherë përmes Avokatit të Popullit do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.  

Ai thotë se mos bërja publike e koeficientit është tallje me sektorin publik.

“Ne kemi kërkuar që ligji të ketë rrjedhë logjike, pasi paga minimale është llogaritur të jetë 264 euro, koeficienti duhet të jetë 132 euro për arsyeje se paga e kadetit është me koeficient dy dhe duhet të jetë minimlaisht sa paga minimale. Në rast se vlera do të jetë se më e vogël se 120 euro, ne do ta dëgjojmë përmes Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese, partitë politike mund ta dërgojë edhe me nënshkrimet e deputetëve, mirëpo ne si sindikata do ta përdorim Avokatin e Popullit”.

“… është e habitshme si mund ta quajmë Ligj të pagave kur nuk e dimë vlerën e koeficientit. Kjo i bije si unë do t’i blej rrobat me pagën e janarit, mirëpo nuk tregohet se me pagën e cilit janar, thjeshtë ne kemi nevojë cila është paga jonë dhe kjo është thjeshtë tallje me sektorin publik që mos t’ua tregosh vlerën e koeficientit”.

Madje ai pati kritika edhe për komplet proceduarat e hartimit të ligjit, duke thënë se nuk janë marrë për bazë asnjë nga propozimet e tyre.

Sipas tij, Ligji është i pabarazisë, është ligj që promovon diskutimin brenda kategorive nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë, raporton EO.

“Realisht prej kur ka filluar edhe grupi punues kjo është përcjell me jotransparencë duke mos u marrë parasysh as komentet, vërejtën dhe shqetësimet e anëtarëve të grupit punës dhe ky ligjin nuk është i anëtarëve të grupit punues dhe fatkeqësisht edhe në fazat e më vonshme janë shfrytëzuar kalimthi për të arsyetuar dhe janë mbajtur diskutimet dhe nuk janë marrë për bazë shumica e komenteve të dërguara. Nuk e di arsye, por nuk do të duhej një ligj pa akretë të cilët ky ligj ua siguron çështje financiare dhe perspektivën e tyre”.

“Ky ligji është i pabarazisë, është ligj që promovon diskutimin brenda kategorive nuk kemi pagë të njëjtë për punë të njëjtë, po ashtu i mbështet shumë kategorinë e këshilltarëve politik dhe kategori të tjera edhe në këtë situatë kanë qenë më të paguar”.

Të ngjashme