Sefaj priti në takim komandantin e karabinierëve Marco Di Stefano

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 15:34 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim komandantin e karabinierëve, kolonel Marco Di Stefano, me të cilin diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim theks i veçantë iu vu bashkëpunimit të mirë që kanë Policia e Kosovës me karabinierët italian të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Ministri Sefaj falënderoi në veçanti karabinierët italian të cilët vazhdimisht kanë përkrahur institucionet e sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.

Ai tha se kjo përkrahje ka ndikuar drejtpërdrejtë në përmirësimin performances të Policisë së Kosovës sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme