Sejdiu: I kemi grumbulluar të gjitha kapacitetet në listën e “koalicionit të shpresës”

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 13:51 | Nga

Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, kanë mbajtur sot tubim në Han të Elezit, ku kanë bërë prezantimin e kaniddatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë.

Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu, tha se do të jetë privilegj madh t’i shërbeje Kosovës dhe qytetarëve të saj. “Ne po synojmë ta çlirojmë Kosovën nga vetvetja. Të gjithë ne që jemi dashamirë të këtij vendi, i kemi grumbulluar kapacitetet tona dhe i kemi vendosur në një listë. Është privilegj i veçantë që na jepet mundësia t’i shërbejmë këtij vendi”, ka thënë Sejdiu. Duke qene i bindur në fitore, ai tha se kryeministri i ardhëm i Kosovës, Dr.Avdullah Hoti do të ketë pas vetes një listë të njerëzve profesionistë dhe të përgjegjshëm.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti u zotua para qytetarëve të Hanit të Elezit se Koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa është e vetmja mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim në Kosovë. “Kemi stabilizuar buxhetin e vendit, e kemi bërë 2 miliardë, planifikojmë që ta bëjmë 3 miliardë gjatë mandatit të ardhshëm. Programi ynë është i çartë dhe mbi këtë bazë kërkoj përkrahjen tuaj”, ka thënë Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme