Sejdiu: Kërkojmë që të vazhdohen kontratat e përhershme për stafin shtesë për COVID-19

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Mentor Sejdiu nga Sindikata e Infermierëve të Kosovës është shprehur se janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e parave për punëtorët shëndetësor.

Ai ka thënë se lajmit do t’i gëzoheshin edhe më shumë nëse infermierët që punuan si staf shtesë për COVID-19, do të punësoheshin si infermierë të rregullt.

“Ne si sindikatë e kemi marrë këtë lajm me qef dhe me dëshirë, edhe për infermieret që kanë punuar për disa muaj pa rroga. Ndarja e mjeteve për punëtorët shëndetësor që ndihmuan për COVID është një lajm i mirë, ata kanë dhënë kontribut në kohën kur ju dashtë qytetarëve”.“Do të na gëzonin edhe më shumë nëse do ta bënin vazhdimin e kontratave të përhershme, pasi këta infermierë i duhen shëndetësisë, ata kanë një përvojë të jashtëzakonshme gjatë nëntë muajve”, tha ai në Klan Kosova.

Ai thotë se, kanë një shpresë të vogël karshi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës që këta infermierë të mbesin të punësuar.

Të ngjashme