Një sasi prej 75 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar prej anti-drogës se Kozanit në aksin që e lidh atë me Selanikun.
Sipas policisë, lënda narkotike ishte ngarkuar ne kufirin shqiptaro-grek, dhe donte dërgohej në Selanik, ku edhe do të shpërndahej në tregun e narkotikeve të kryeqendrës së veriut të vendit, njofton Top Channel.
Lënda narkotike po transportohej me një automjet me targa greke, që drejtohej prej një 50 vjeçari grek.
Prej hetimeve rezultoi se 50-vjeçari e transportonte drogën për llogari të një 37-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në banesën e tij në Selanik.
Dy të arrestuarit u dërguan në Gjykatën e Kozanit, e cila vendosi t’i lërë në burg deri më përfundimin e hetimeve, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për trafikun e saj, u sekuestrua.