Sekuestrohet një kilogram drogë në Prishtinë

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 09:49 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit u janë gjetur 42 gramë marihuanë, ndërsa pas bastisjes së shtëpive të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar një kilogramë marihuanë.

Gjatë kontrollit janë gjetur 0.8 gram kokainë, një peshore digjitale, tetë copt fishekë, një pako me qese të vogla, 385 euro para të gatshme dhe një veturë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme