Sela: Ky është fundi i një të keqeje

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 09:53 | Nga

Deputeti shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela, i cili mori lëndime të mëdha gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin maqedonas, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se situata e së enjtes mbrëma është fundi i një të keqe që po ndodhë në Maqedoni.

Administruesit e faqes së tij në këtë rrjet social kanë shkruar se janë të detyruar të publikojnë një komunikatë për qetësimin e qytetarëve që kanë pyetur për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

“Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën”, thuhet në postim.

“Falënderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje… Fundi i pashmangshëm i saj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme