Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, ka ftuar të gjithë, përfshirë kundërkandidatët e tij, në festën e ditëlindjes së tij dhe hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit.
“Sonte ju ftoj që të festojmë dy gjërat më të rëndësishme për mua, hapjen e fushatës zgjedhore dhe ditëlindjen time”, ka thënë Pacolli, në një video-postim në faqen e tij në Facebook.
Në ndejën që nis nga ora 23:00, në restorant “Panevino”, ai ka ftuar edhe kundërkandidatët. “Kam nderin e veçantë, posaçërisht të ftoj kundërkandidatët e mi, Shpendin, Arbanin, Arbërin, Lirakun dhe Shyqën që të bashkohen në këtë festë për të filluar një garë demokratike dhe të sinqertë”.
“E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj”, ka shkruar ai.