Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka fajësuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për deportimin e gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë, gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Express
Duke iu referuar si “Gjarpri”, Selimi ka shkruar se opinioni nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur dje me rrëmbimin dhe deportimin e shtetasve turq sepse gjarpri nuk lë gjurmë.
Këto komente, deputeti i bëri përmes Facebook-ut.
Shkrimi i plotë:
“Nuk po e din opinioni se çka ndodhi me rrëmbimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq sepse gjarpri nuk lë gjurmë”.