Selimi-LDK-së: Më mirë të tradhtuar sesa të tradhtojmë, shihemi në përballje të tjera

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 12:11 | Nga Hasan Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se LDK-ja me aleatët e vjetër po mundëson rrëzimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kur bota po përballet me një pandemi si Coronavirusi, ata që kanë thirrur seancën për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, po e braktisin interesin e qytetarëve.

Selimi pati një mesazh për partnerin e koalicionit, duke iu thënë se për Vetëvendosjen është më  mirë të jetë e tradhtuar se të tradhtojë.

“Shihemi në përballje tjera”, me këtë fjali Selimi përfundoi fjalimin e tij.

“LDK-ja sot me aleatët e vjetër që duken si aleat të ri, po kërkojnë mocion mosbesimit pikërisht tani. Po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, kur bota po përballet me pandeminë tashmë problem global. Kur qytetarët kanë sytë ka policët, mjekët, LDK-ja nuk ka zgjedhur aleat tjetër pos ata të vjetrit”.

“Ju thirrësit e kësaj seance, ju edhe mund ta braktisni interesin e qytetarëve, ju mund edhe ta braktisni votuesin e juaj që në këto momente nuk janë me juve, por kurrë nuk do të mund të na mposhtni, as neve e as qytetarët. Ne do të takohemi sërish në rrafshin politik, e atëherë thirreni Thaçin e Vuçiqin të ju sigurojë vota. U thanë disa të pasakta në fjalimin e Gashit”.

“Unë po i veçoj tri pasaktësi. Është e pasaktë që ka sanksione nga ShBA-ja. Nuk është e vërtetë se arsyeja e thirrjes së kësaj seance është shkarkimi i ministrit, as heqja e taksës. Kjo seancë është me sponzorimi për të shkuar drejtë një marrëveshje e cila nuk do të pranohej nga Lëvizja Vetëvendosje. Më mirë të tradhtuar sesa të tradhtojmë. Shihemi në përballje tjera”.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme