Selimi: Programet e agjencive të ShBA-së, janë prioritet i MD-së

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me menaxheren e Programit të ICITAP-it për Kosovë, Kimberly Riffe, drejtorin e INL-së në Kosovë, Shawn Waddoups, këshilltarin ligjor Rezident të OPDAT-it, Corey Smith, me të cilët ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit me programe, që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Ministri Selimi tha se ShBA-ja mbetet partneri kryesor për Ministrinë e Drejtësisë.

Ndërsa përfaqësues nga Agjencitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, theksuan gatishmërinë për të ofruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në proceset e rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit.​

Të ngjashme