Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi tha se taksa e vendosur ndaj produkteve që vijën nga Serbia dhe Bosnja nuk e ka ndalur ndarjen e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Selimi në seancë të jashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100%, shtoi se nuk e kanë të qartë se çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës.
“Kësaj seancë do të duhej t’i prihej një projekt-rezolutë nga ata që e thirrën këtë seancë, duke marrë parasysh që partitë opozitare nuk kanë paraqitur një diskurs të përbashkët tash shtrohet pyetja çka po kërkon opozita heqjen apo mbajtjen e taksës”.
“Atyre ua shtroj një pyetje, qëndrimit e cilit lider tuaj do ta merrni parasysh sot, të AAK-së që kërkon mos heqjen e taksës apo të liderit të PDK-së dhe të presidentit të tyre për heqje të taksës, ne i dimë qëndrimet e tona por opozita nuk po i dinë”.
“Qëndrimi i VV-së për marrëdhëniet tregtare me Serbinë dihet, reciprocitet të plotë me Serbinë, qëndrim të njëjtë kemi pasur edhe në kufi, qëndrim kemi pasur edhe kur kemi kundërshtuar të ruhen e PDK-ja për heqjen e taksës e cila u votua nga mazhoranca, qëndrim të njëjtë kemi pasur edhe gjatë zgjedhjes qëndrim të njëjtë kemi edhe si koalicion”.
“Ne kemi kuptuar se AAK-ja që ka pasur qëndrim të njëjtë të cilët nuk janë deklaruar e nuk po deklarohen as sot, për dallim kur nga opozita në pushtet i kanë ndërruar pozicionet, po ta kishin rastin të ishin në pushtet nuk jam i sigurt nëse do të kishin qëndrim për heqje”.
“Tarifa 100% nuk e ndali Serbinë në ndaljen e njohjeve nga Serbia, dhe pengimin në anëtarësime në organizata ndërkombëtare, nuk është e mjaftueshme pozicionimi i Kosovës ndaj Serbisë sikur do ta bëjë reciprociteti”.