Selimi tha se Amerika do të heqë vizat për kosovarët, Grenell: Jo e vërtetë

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka reaguar në Tëitter ndaj një postimi të ish-zv/ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Selimi ka shkruar në Tëitter se në marrveshjen e nënshkruar dje pritet që ShBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjellur gazin jorus afër Ballkanit dhe se kjo marrëveshje është duke u negociuar tani, raporton Gazeta Express.

Ambasadori Grenell ka rishpërndarë postimi e Selimit duke e quajtur shkrimin si të pavërtetë.

“Jo e vërtetë”, ka shkruar ai.

Pak minuta më pas, Emisari Special Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj Drejtorit të MCC’së për Kosovën duke e quajtuar si të pavërtetë lajmin se Kosova do të heq vizat për Kosovën 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme