Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Kosova do t’iu ofrojë kushtet e nevojshme për mbrojtje të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen nga Gjykata Speciale.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me sekretarin e OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ku edhe kanë diskutuar për arrestimet e fundit.
“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë̈ luftëtarëve të lirisë̈, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, thuhet në postimin e tij.