Selmanaj: 78 ditë prej kur BE-ja i vuri masa Kosovës, ata që e bombarduan Serbinë po na ndëshkojnë

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se “kjo logjikë qeverisëse po punon kundër interesave kombëtare të Kosovës” dhe se “çdo logjikë tjetër nuk ka vend”.

Selmanaj tha në një seancë të Kuvendit se janë bërë 78 ditë prej kur BE-ja e ndëshkoi Kosovën, po aq ditë sa kishin zgjatur bombardimet ndaj Beogradit.

Selmanaj tha se “pyetja logjike që shtrohet sot është edhe sa ditë na duhen neve që ekonomia e Kosovës të demolohet, të gjunjëzoht nga sanksionet”.

“Po ata që e bombarduan Serbinë janë bërë bashkë, por kësaj here për të ndëshkuar politikën e kësaj Qeverie, e fatkeqësisht përmes saj për ta ndëshkuar edhe popullin e Kosovës, duke vendosur sanksione kundër Kosovës”.

“Më thoni ju mua a e di kush agjendën, për çka takohen këta njerëz? A keni idenë më të vogël cila është tema që do ta diskutojnë këta?”.

Të ngjashme