Serbët bllokojnë rrugën Ferizaj – Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Në shenjë proteste kundër plagosjes së dy të rinjve serbë, banorët e zonës kanë bllokuar rrugën rajonale Ferizaj – Shtpërcë afër Gotovushës.

Të tubuarit kërkojnë që të zbulohet se kush ka qëlluar dhe t’u mundësohet serbëve të jetojnë një jetë të qetë dhe normale në atë pjesë të Kosovës, raporton rts, transmeton Demokracia.com.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie ka njoftuar se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga persona të panjohur të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të ngjashme