Në Serbi transformimi i FSK-së në Ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.
Sipas disa analistëve të Beogradit, Ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut.
Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviq, thotë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.
“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunoviq.
Ndërkaq, Igor Simiq nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.
Sipas Simiq, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simiq për gazetën “Kurir”, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri.