Serbëve u djeg kur e shohin Kosovën në hartë, lëshojnë konferencën

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 21:30 | Nga

Delegacioni i qytetit Zrenjanin të Serbisë ka lëshuar Konferencën Rajonale në Timishoara të Rumanisë për shkak të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pasi harta e Republikës së Serbisë e prezantuar në këtë konferencë nuk ka pasur të përfshirë Kosovën, që ka qenë dëshirë e delegacionit serb, transmeton Koha.net.

Nënkryetari i qytetit Zrenjanin, Sasha Santoviq ka thënë për agjencinë Beta se nuk ka pranuar pjesëmarrjen dhe për këtë kishte njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Të ngjashme