Serbi nga Graçanica: S’pres asgjë nga zgjedhjet, premtojnë dhe s’bëjnë asgjë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Graçanicës presin që lidershipi i ardhshëm komunal të jetë më i azhur në kryerjen dhe zgjidhjen e problemeve lokale.

Ata njëzëri deklaruan se presin punë dhe vende pune për të rinjtë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Unë nuk pres asgjë nga zgjedhjet, gjithçka do të jetë njësoj si më parë, ata vetëm premtojnë dhe nuk bëjnë asgjë,” thotë Milan Markoviq nga Çagllavica.

Qytetari tjetër Marko Milkoviq nga Graçanica ka një mendim tjetër.

“Nga këto zgjedhje, unë me të vërtetë pres që gjithçka të bëhet më mirë,” tha ai.

Ndërsa Nebojsha Simiq pret që qeveria e re komunale të jetë më e angazhuar.

“Nëse ata bëjnë më shumë përpjekje për shumë çështje, unë do të votoja vetëm për atë që është vërtet i vlefshëm,” tha Simiq.

Një banore më e vjetër nga Gushterica e Poshtme pret që të jetë më mirë.

“Unë pres që të rinjtë të punojnë, të marrin një pagë, ne të marrim pensione që të mund të shkollojmë fëmijët dhe të ketë punë për të rinjtë,” tha ajo.

Edhe Zoran Milkoviq pret një jetë më të mirë në të ardhmen.

“Unë me të vërtetë pres shumë nga këto zgjedhje, duke pasur parasysh që ne e dimë që kemi kandidatë të mirë për kryetar komune, pres të gjitha të mirat,” thotë Zoran Milkoviq nga Graçanica.

Të ngjashme