Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot ministren e Punëve të Jashtme të Surinameit, Ildiz Polak Bejl, dhe i ka dërguar letër kryetarit të këtij vendi, Desire Boters, të cilën e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë, transmeton Koha.net.
Vuçiq, siç njofton transmetuesi publik i Serbisë, e ka falënderuar ministren për vendimin e vendit të saj që të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministrja ldiz Polak Bejl ia ka përcjellë Vuçiqit përshëndetjet e kryetarit Boters dhe ka thënë se pret që vizita e tij zyrtare në Serbi të realizohet deri në fund të këtij viti.
Njoftohet se ndërmjet dy vendeve janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunim e “Serbia i ka premtuar atij ndihmë të gjithanshme”.