Serbia goditet nga Coronavirusi, 275 raste të reja vetëm 24 orët e fundit

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Serbi vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke rritur numrin e viktimave në 74 në këtë vend, ndërsa janë shënuar edhe 275 raste të reja të të infektuarve me këtë virus, transmeton Gazeta Metro.

Ky numër i sotëm i rasteve të regjistruara së fundmi, ka çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me Covid-19, në këtë vend në 3 mijë e 380 raste.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Loncar, përmes një konference të mbajtur për media, ku njoftoi për gjendjen më të re të shkaktuar nga ky virus.

Loncar ka zbuluar se viktimat e fundit të koronavirusit janë një mashkull dhe dy femra, mosha mesatare e të cilëve ishte rreth 68 vjeç.

Deri më tani, në Republikën e Serbisë janë testuar gjithsej 16.399 persona që plotësuan kriteret e përcaktimit të çështjes.

Të ngjashme