Qeveria e Serbisë do t’i lehtësojë disa masa të kufizimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së Coronavirusit.
Disa biznese të vogla, përfshirë mekanikët e makinave, këpuctarët dhe libraritë, do të lejohen të punojnë nga sot.
Qeveria serbe tha se bizneset duhet të zbatojnë disa masa të rrepta për parandalimin e sëmundjes, të tilla si veshja e maskave dhe dorezave, si dhe dezinfektimi.
Qendrat tregtare, kafenetë, restorantet, shkollat dhe kopshtet do të mbeten të mbyllura.
Ora policore gjatë natës do të shkurtohet për një orë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmarrë muajin e kaluar disa nga masat më të rrepta në Evropë, për të ngadalësuar përhapjen e Coronavirusit.
Gjatë fundjavës së kaluar, qeveria ka vendosur shtet-rrethim 84-orësh, për të parandaluar shoqërimin e njerëzve gjatë Pashkëve Ortodokse.
Serbia ka mbi 6,600 të infektuar me Coronavirus dhe 125 viktima.