Serbia, pengesë për Kosovën në çdo proces

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht dialogut tashmë shtatëvjeçar për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit Serbia vazhdon të jetë pengesë për Kosovën në çdo proces. Përveç lobimit për tërheqjen e njohjeve të shtetit më të ri në Evropë, Serbia vazhdon të paraqitet pengesë edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dialogu shtatëvjeçar i quajtur “për normalizimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndikuar në përmirësimin e raporteve në mes të të dyja vendeve. Përkundrazi, lufta diplomatike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ashpërsohet dita-ditës.

Serbia vazhdon të paraqitet pengesë për Kosovën si në raportet e Kosovës me shtetet tjera, ashtu edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo është dëshmuar edhe në rastin e dështimit të Kosovës për anëtarësim në organizatën më të madhe të policisë ndërkombëtare – INTERPOL e një pengesë e tillë i ishte bërë edhe gjatë tentimit të Kosovës për anëtarësim në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, Shkencë dhe Arsim ( UNESCO).

Përveç në politikën e jashtme, përmes Listës Serbe Beogradi ka vonuar edhe procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme