Serbia zhvendos ndeshjen me Kosovën në një vend të izoluar

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 09:57 | Nga

Ndonëse ka premtuar se do të jetë nikoqire e mirë, Federatës së Hendbollit të Serbisë i kanë dalë vështirësi për të organizuar turneun e grupit të pestë të eliminatoreve për botërorin e hendbollit për juniore (U-20).

Turneu i grupit, ku janë edhe Kosova e Serbia, nuk do të mbahet në Kragujevc siç ishte paraparë, por në Qendrën Sportive Kovilovo, 12 kilometra larg prej qendrës së Beogradit, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu është bërë e ditur të mërkurën nga Federata e Hendbollit e Serbisë, që përmes shortit e ka fituar të drejtën të organizojë këtë turne të hendollisteve të reja.

Në fakt, shumë më herët se të bëhej i ditur vendimi, Federata e Hendbollit e Kosovës mori sinjale se mund të ndërrohet vendi ku do të luhen ndeshjet, për shkaqe të sigurisë, përkatësisht për faktin se në Kragujvec ishin paralajmëruar protesta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme