Deputetët e opozitës në Shqipëri bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën kryetarit të PD, Lulzim Basha, raporton Mapo.
Deputetët e opozitës prezantuan një banderolë para kryeministrit Edi Rama.
Pas mbaroi koha prej 3 minutash e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili edhe në këtë seancë akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama, si të lidhur me krimin dhe mbrojnë Agron Xhafajn për interesat e tyre, kryetari i Kuvendit ka ndërprerë seancën për 10 minuta pushim, pasi opozita bllokoi foltoren.