Seven Saraqi paralajmëron klipin e ri me skena provokuese

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Seven Saraqi, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë këngën e tij më të re.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku tregon disa nga skenat provokuese të klipit të ri.

Në një nga skenat e klipit, ai do të shfaqet poshtë këmbëve të një femre, teksa interpreton këngën e tij.

“Nesër”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se e mërkurja është dita e përcaktuar për publikimin e projektit të tij të ri.

Përkundër faktit që aktivitetet muzikore dhe koncertet kanë qenë të pezulluara gjatë pandemisë globale, jo e njëjta duket të ketë ndodhur edhe me punën në studio.

Këngëtari me prejardhje nga Mitrovica duket qartë se e ka shfrytëzuar kohën e izolimit gjatë këtyre muajve për të punuar në projekte të reja, që planifikon t’i publikojë së shpejti për publikun.

Të ngjashme