Shahini deklarohet për shkurtimin e kohëzgjatjes së mesndërrimit dhe reduktimit të pushimi të gjatë për Ramazan

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka thënë se vendimi për të shkurtuar kohëzgjatjen e mesndërrimti dhe të reduktohen pushimet, e kësisoj procesi mësimor të përfundojë më së largu në ora 17:00, nuk është në kundërshtim me ligj, raporton Ekonomia Online.

Ai në një përgjigje me shkrim për Agjencinë e lajmeve Ekonomia Online tha se nga ky vendim nuk shkurtohet kohëzgjatja e orës e as të numrit të orëve.

“Po nuk ka asnjë kundërshtim me ligjin, derisa nuk ka as shkurtim të kohëzgjatjes së orës, as të numrit të orëve”, tha shkurt ai.

Pak minuta më parë Drejtoria e Arsimit njoftoi për vendimin që u bë për muajin e shenjtë të Ramzanit.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, njofton drejtoria.

Të ngjashme