Shakira thotë “JO” me paraqitjen në Javën e Modës në Paris

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Shakira edhe një herë e mori vëmendjen e të gjithëve.

Kësaj here jo me projekte muzikore, por me paraqitjen e saj në Javësh e Modës në Paris.

Këngëtarja e pati të veshur një pallto verore që në gjoks e pati të dizajnuar fjalën “JO” me të mëdha.

46-vjeçarja pati palltë të bardhë me detaje të arit dhe taka ngjyrë ari, që e bënin të dukej e mrekullueshme.

Ajo nuk dha detaje se cila është domethënia e veshjes, muajve të fundit ajo është bërë pjesë e medias rozë pasi është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique, i cili thuhet se e kishte tradhtuar, shkruan People.

Të ngjashme