Shala: Çmimet e energjisë të papërballueshme, të anulohet vendimi për shtrenjtim dhe të hiqet bllok tarifa

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 11:30 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike është bërë i papërballueshëm për qytetarët dhe se fajtor sipas tij është Qeveria Kurti, raporton Ekonomia Online.

Shala në seancën në Kuvend të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka thënë se çmimet e energjisë në treg kanë rënë dhe se nuk ka arsye pse qytetarët duhet paguar çmime të larta.

“Kjo rritje e çmimit është e papërballueshme. Sepse, energjia përfshihet në grupin e nevojshëm për jetesë. Sot kemi rënie të çmimeve në berzhë, por nuk ka ulje të çmimeve në Kosovë. Pse duhet qytetarët të paguajnë të njëjtin çmim?”, ka thënë Shala.

Pika e dytë e kësaj rezolutë parasheh heqjen e bllok tarifës,.

“I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin – heqjen e bllok tarifës për kalkulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë;”, deklaroi Shala.

“I rekomandon Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ndërmarrjen e masave në raport me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për të siguruar trajtimin efektiv dhe të barabartë të konsumatorëve që kanë parashtruar ankesa ndaj faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale të konsumatorëve në vitin 2024”, është pika e tretë e rezolutës.

Në pikën e katërt parashihet që Qeveria e Kosovës të obligohet për marrjen e masave, veprimeve e vendimeve për krijimin e parakushteve financiare për anulimin e menjëhershëm të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe lehtësimin e barrës financiare për konsumatorët familjarë të energjisë elektrike.

“Kërkon nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, që në afat sa më të shkurtër kohor të njoftoj Kuvendin për përmbushjen e pikave 1, 2, 3 dhe 4 të kësaj rezolute”, është pika e pestë e rezolutës.

Të ngjashme