Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, thotë se ka nënshkruar tri propozim amandamente për projekte të ndryshme në Drenas të përfshihen në kodet buxhetore, shkruan EkonomiaOnline.
“Në këtë fundvit kur pritet të miratohet buxheti i Republikës së Kosovës, shumë projekte nga Komuna e Drenasit, ose janë hequr fare kodet buxhetore, ose janë minimizuar fondet që kanë qenë të parapara për projektet që kanë qenë në zhvillim e sipër”, ka shkruar Shala në Facebook.
Ai ka bërë të ditur propozim amandamentet që ka nënshkruar.
“1.Zgjërimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj, 2.Ndërtimi i rrugës Vuçak-Tërdevc, dhe 3.Hulumtimi dhe restaurimi i Kalasë së Vuçakut”, ka shkruar Ferati.
Ai ka shpresuar që mazhoranca do t’i mbështesë amandamentet, dhe projektet do të fillojnë të zhvillohen në pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.