Shala për kërcënimin e zyrtarëve të LDK: Të vërtetohet a ka pasur motive politike, mos të cenohet siguria

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 10:50 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala po kërkon që Policia dhe AKI-ja të merren me verifikimin me informacioneve për kërcënimin e zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Ekonomia Online.

Madje ai po thotë se duhet të hiqen dyshimet se kërcënimet vijnë nga ndonjë subjekt tjetër politik të cilat mund të kishin cenuar edhe mund të kishin prishur bilancin politik në Republikën e Kosovës.

Madje ai kërkon që të ruhet qetësia deri në verifikimin e çdo informacioni në mënyrë që mos të cenohet siguria.

“Në aspektin që mbrëmë është bërë publike për opinionin e gjerë se lideri i partisë opozitare të Lidhjes Demokratike dhe disa deputetë janë të kërcënuar nga individë apo një grupacion i caktuar, kjo në fakt paraqet një rrezik në kontekstin shoqëror, politik sa i përket asaj që ka rrjedhur në opinionin publik dhe në media informacioni se është i kërcënuar kryetari i Lidhjes Demokratike në këtë fazë Policia e Kosovës ka konfirmuar se një deputet i cili ishte pjesë e kësaj liste kërcënuese ka denoncuar dhe ka dhënë informacione se është informuar nga strukturat e shtetit gjerman”.

“…në këtë aspekt duhet që Policia e Kosovës të merret me hetime në dy drejtime, në rastin e parë të merret me verifikimin e informacionit, për një testim të mundshëm nga individë apo grupe të caktuara, të cilët mund të arrihet përmes bashkëpunimit që e ka Policia e Kosovës me strukturat e ndryshme, në këtë rast më policinë gjermane, ndërsa në anën tjetër duhet të ketë edhe një hetim sa i përket asaj se deputeti i cili është kontaktuar nga shërbimi, se a kemi këtu shkelje të ligjit, sepse dihet që çdokush i cili bashkëpunon apo merr apo pranon informacione të ndryshme është ndesh me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”.

“Përveç faktin se ka lista në rast se vërtetohet se është kërcënimi real faktik dhe individë të caktuar, eksponentë të caktuar që mund të jenë politik dhe kanë urdhëruar të kryejnë akte të tilla ndaj një subjekti tjetër politik, kjo është kërcënim serioz për sigurinë publike të Republikës së Kosovës nga e cila ka gjasa të shkojë në masë të cenimit të sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës, se të jetë në listë kryetari i opozitës të Lidhjes Demokratike në Kuvend të jetë pjesë e targetit për likuidim fizik, kjo dëshmon faktin që tentativë për të rrënuar një sistem demokratik kushtetues të Republikës së Kosovës, në këtë aspekt unë e shoh si organet e sigurisë të Republikës së Kosovës sa më parë që është e mundur t’i identifikojnë individët apo kryesit që qëndrojnë mbrapa kësaj dhe më pas të vërtetohet se a ka pasur motive politike dhe kush mund të jetë mbrapa këtyre veprimeve të cilat mund të kishin cenuar edhe mund të kishin prishur bilancin politik në Republikën e Kosovës”.

Pasditen e së mërkurës u raportua për një kërcënim ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hotit, Armend Zemajt dhe Arben Gashit.

E pas raportimeve për këtë kërcënim detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”.

Siç u raportua në media kërcënimi është denoncuar nga organet gjermane të sigurisë. Po ashtu këto organe kanë rënë në gjurmë të një përgjimi ku flitet për një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Të ngjashme